Milani dhe Interi vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e një stadiumi të ri. Muajin e kaluar, u bë e njohur për planet për të prishur San Siro dhe për të ndërtuar një arenë të re, më moderne. Për këtë ka folur zotëri i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala.
“Me një shkallë të lartë probabiliteti do të ndërtohet një stadium i ri. Ne vazhdojmë debatin publik, do të përfundojë më 18 nëntor.
Nëse do të kisha vendosur të largohesha nga San Siro, atëherë Milani dhe Interi do të kishin kërkuar një shtëpi diku tjetër. Pra, San Siro duhet të shkatërrohet”, tha Sala për Sportmediaset.
Vlen të thuhet se stadiumi San Siro është në pronësi të qytetit të Milanos. /G.D abcnews.al/