Hernan Crespo, trajneri i San Paolo. ka dalë pozitiv me COVID-19. Në testin e fundit argjentinasi u konfirmua i prekur nga virusi famëkeq dhe është izoluar.
Lajmi është konfirmuar nga klubi brazilian, që bën me dije se gjatë periudhës që Crespo do të mungojë, drejtimin e skuadrës do e marrë ndihmësi i tij, Juan Branda.
San Paolo tani duhet të bëjë pa trajnerin Crespo për momentin. Brazilianët nuk e kanë nisur mirë kampionatin, teksa në 6 ndeshjet e para nuk kanë marrë asnjë fitore. /abcnews.al