Erald Çinari nuk është në planet e Samsunspor, ashtu sikurse edhe disa lojtarë të tjetër të skuadrës turke që garon në ligën e dytë.
Gjithsesi shkodrani ka kontratë dhe palët duhet të gjejnë një zgjidhje për të. Çinari nuk është përfshirë në listën e 30 lojtarëve.
Huazimi mund të jetë një opsion, por synimi i Samsunspor është prishja e kontratës me Çinarin.
Problemi është te ana financiare dhe shkodrani sigurisht nuk do të largohet pa një marrëveshje të leverdishme. / abcnews.al