“Samiti shfaqi vullnetin e BE për zgjerimin”, Arben Pëllumbi: Vizita e Macron një hap shumë pozitiv

schedule13:42 - 17 Tetor, 2023

schedule 13:42 - 17 Tetor, 2023

“Samiti shfaqi vullnetin e BE për zgjerimin”, kështu u shpreh për Tirana Live, deputeti i PS, Arben Pëllumbi ndërsa komentoi zhvillimet e një dite më parë në Tiranë.

“Ajo që është e rëndësishme, në si vend pritës kemi përfitimin më të madh dhe mbështetjen kryesore politike, sepse në harkun kohor të një viti u mblodhën përsëri krerët europianë në Tiranë. Shqipëria u bë qendra e politikës europiane. Por, nga ana tjetër është i gjithë rajoni që përfiton procesi i Berlinit, ka nisur shumë vite përpara, dhe që synon integrimin e rajonit në BE. E rëndësishme është mbështetja që BE i dha rajonit në rrugën europiane. Ajo ç’ka është është më e rëndësishme u tregua dhe rruga si do mbërrihet me një mbështetje të madhe ekonomike ndaj këtyre vendeve. Mbështetja e madhe financiare në projekte, që do të jepet nga BE synon që deri në 2030 GDP e këtyre vendeve të mund të dyfishohet. Samiti tregoi vullnetin e BE për t’u zgjeruar me vendet e rajonit.” -u shpreh Pëllumbi.

Sa i përket tregut të përbashkët, deputeti i PS, tha se rajoni duhet të ecë përpara me integrimin e tregjeve të tyre dhe në raport me atë të BE

“Ajo që është e rëndësishme është se merret një vendim politik, tregu rajonal integrohet me tregun e BE. Shqipëria vendet e rajonit duhet të ecë përpara me integrimin e tregjeve të tyre dhe në raport të drejtë edhe me atë të BE më pas. Tregu i BE do të jetë i hapur, i aksesueshëm nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.” -vijoi më tej Pëllumbi.

“Po të kemi parasysh që ngjarjet që kanë ndodhur, lufta në Ukrainë, konflikti Izrael-Hamas, e bëjnë të rëndësishme politikën e zgjerimit. Edhe vizita e Macron, më vjen mirë që bëri një autokritikë, ka të bëjë edhe me mbështetjen që Franca do të na japë në raport me integrimin. Vizita, të gjitha mesazhet që dha tregojnë një mbështetje të fortë të Francës. E rëndësishme për t’u theksuar është se nuk ka më rëndësi data, me rëndësi është që Shqipëria do të rritet ekonomikisht brenda kufijve të vet, për t’u bërë pjesë e Europës. Kjo gjë e ka marrë transformimin e vet, dhe më shumë se data është e rëndësishme që qytetarët të prekin europën brenda territorit, theksoi Pëllumbi.

Ndër të tjera, deputeti i PS komentoi edhe rolin e opozitës në këtë proces.

“Shqipëria Europa e Ballkanit, termi ka të bëjë me politikën e jashtme të Shqipërisë. Kemi eksportuar gjithmonë stabilitet në rajon. Ndërtimi i një jete dhe përmirësimi i saj bëhet në bashkëpunim me opozitën. Është pjesë integrale e këtij sistemi, është përfaqësuesi i një numri votuesisht. Bashkëpunimi është i rëndësishëm në institucionet, transformimi do kërkojë edhe votat e opozitës. Bashkëpunimi do jetë i nevojshëm në ditët në vijim.” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!