Samiti për Ukrainën/ Ish ambasadori në Moskë: Shqipëria ka dhënë kontribut të fuqishëm, do t’i bashkohet politikave të NATO-s

schedule13:27 - 28 Shkurt, 2024

schedule 13:27 - 28 Shkurt, 2024

Ish ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Sokol Gjoka thotë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkon armatime dhe municione, pasi ka pasur vonesa nga Perëndimi për t’i dërguar në Ukrainë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjoka u shpreh se mund të shikohet mundësia për hapjen e tregjeve të reja që Ukraina të furnizohet me armë.

Sipas Gjokës, traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, nënshkruar në Tiranë nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama synon që t’i dërgojë marrëdhëniet dypalëshe në majat më të larta.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që Ukraina ka nevojë për armatime, municione, stërvitje të vazhdueshme të personelit ushtarak që të përballohet lufta dhe agresioni i pamotvuar i palës ruse ndaj Ukrainës. Presidenti Zelensky, duke parë edhe kuishtet në të cilat ndodhet Ukraina, shikohet e domosdoshme vazhdimësia e procesit, që edhe vendet e rajonit tonë të kontribuojnë në këtë drejtim. Mund të shikohet mundësia për hapjen e tregjeve të reja që të furnizohet Ukraina. Shpresojmë që lufta të mos shtyhet kaq gjatë. Traktati i miqësisë është niveli më i lartë që reflekton marrëdhëniet midis dy vendeve, përqëndrohet në linja të përbashkëta organizimi dhe përqasje të zhvillimeve ndërkombëtare.

Synon që niveli i marrëdhënieve tona të kapë majat më të larta. Në traktat i tillë është me shumë interes në ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe. Ky është një vlerësim ndaj një personaliteti që i adresohet një çmim i tillë. Kontributi i Shqipërisë ka qenë goxha i fuqishëm. Në rrafshin politik dhe diplomatik, kontributi i Shqipërisë ka qenë i barazvlefshëm me vendet e zhvilluara. Kontributi i Shqipërisë ka qenë i gjithëanshëm.

Këtë vit, Shqipëria bën 15 vie anëtare e NATO-s. Kontributi i Shqpërisë është i vlerësuar. Vlera e Shqipërisë është më e madhe në rajon. Duke qenë se Shqipëria është një luan rol në arenën ndërkombëtare, mendoj se Shqipëria do t’i bashkohet politikave të NATO-s.  Zgjerimi i NATO-s i shërben proceseve stabilizuese”, theksoi ai./abcnews.al