Samiti në Poloni, Merkel: Ka ende kushte për të hyrë në BE

schedule18:00 - 4 Korrik, 2019

schedule 18:00 - 4 Korrik, 2019

Në Poznan të Polonisë ka nisur punimet samiti 2-ditor për Ballkanin Perëndimor si pjesë e procesit të Berlinit. Në konferencë merr pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila tha se vendet e rajonit kanë ende disa kushte për të përmbushur para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian është në fokus të konferencës dyditore qe do të mbahen në Poznan të Polonisë, ku do marrin pjese krerët e 6 vendeve te rajonit, mes të çilëve edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Përmes një videomesazhi para nisjes drejt Poznanit, kancelarja gjermane Angela Merkel, nismëtare e procesit të Berlinit, e konsideroi fazën ku ndodhet rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së si të vështirë.

Angela Mergel: “Sot situata është paqësore. Megjithatë ka një numër të madh tensionesh për t’u tejkaluar. Ka po ashtu një numër të madh kushtesh për t’u përmushur që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati për të hyrë në Bashkimin Europian. Ka ende pengesa në këtë rrugë”.

Në çelje të samitit, komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn bëri thirrje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor.

Johannes Hahn: “Unë qëndroj pranë rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë mbështetem në Këshillin e Tetorit për të ndjekur vlerësimin tonë pozitiv. Të dy vendet kanë dhënë reforma, veçanërisht në fushat e përmendura nga konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018”.

Kjo konferencë që pritet t’i shërbejë Komisionit të ri të Bashkimit Evropian si ndihmë orientuese për politikat ndaj rajonit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!