Samiti mes dy Koreve/Kim Jong-Un: Arritëm marrëveshje për takim me Moon Jae-In

schedule10:01 - 6 Mars, 2018

schedule 10:01 - 6 Mars, 2018

Delegacioni i Seulit ka arritur një marrëveshje me Phenianin për një takim mes liderit Kim Jong-un dhe presidentit Moon Jae-in. Ende nuk dihet një datë e saktë për këtë zhvillim por mësohet se në takimin e tyre do të diskutohet lidhur me uljen e tensioneve ushtarake.

Lideri koreanoverior, Kim Jong-un ka arritur një marrëveshje “të kënaqshme”, me të dërguarit special të Koresë së Jugut për organizimin e një samiti me presidentin e Jugut, Moon Jae-in. Në qendër të takimin do të jetë një shkëmbim pikëpamjesh se si të ulen tensionet ushtarake në gadishull dhe përforcimi i dialogut. Vizita e delegacionit koreanojugor vjen pas asaj të kryer nga Veriu në Seul për ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së Lojërvae Olimpike Dimërore të Pejongçang.

Delegacioni që ishte në Phenian ishte i përbërë nga 10 diplomatë, mes të cilëve 5 të dërguar special, i kryesuar nga Chung Eui-yong, këshilltar i sigurisë së Moon, dhe ka pasur për qëllim kryesor të hedhë gurëthemelet për rinisjen e dialogut mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë komuniste. Mediat zyrtare të regjimit, ende nuk përmendin temën e denuklarizimit dhe dialogut me Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Jug të stafit të Kim Jong-un, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Yo-Jong dorëzoi një letër personale për Moon dhe një ftesë për të vizituar Phenianin sa më parë të jetë e mundur. Gjenerali Kim Yong-chol, që merret me raportet me Jugun për llogari të Partisë së Punës, i bëri me dije presidentit Moon që “Veriu është i hapur për dialog me SHBA-të”.

Megjithatë mardhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!