Samiti i Shkupit, Vuçiç-Zaev: Të kaluarën ta lëmë mbrapa, nga 2023 të heqim kufijtë e lëvizjes

schedule10:30 - 29 Korrik, 2021

schedule 10:30 - 29 Korrik, 2021

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi në Forumin rajonal Ekonomik në Shkup se nisma rajonale mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë përmban katër liritë e BE-së.

Zaev tha se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera” tha Zaev.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk duhet të presim nga të tjerët, referuar BE-së, por të marrim vetë fatin tonë në dorë.

“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë.

Të gjithë jemi në rrugëtimin drejt BE-së, por nuk jemi naiv të mendojmë se dikush do të punojë për shtetet tona. Nuk duhet të presim mëshirë.

Qytetarëve tanë duhet t’u dëshmojmë që jemi të aftë të mendojmë për vetveten dhe të mos presim që dikush do të na udhëzojë apo drejtojë, të marrim përsipër fatin tonë.

Të kaluarën duhet ta lëmë mbrapa, duhet të shikojmë të ardhmen dhe brezat e rinj” tha ai.

Vuçiç shpalli edhe objektivin. “Në 1 janar 2023 nuk do të ketë kufij mes vendeve tona për qytetarët.

Nga Beogradi në Tiranë askush nuk do ju ndalë apo t’ju pyesë për asgjë. Të futemi në një sistem të vetëm” tha ai.

/ Abcnews.al