Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian

schedule15:53 - 16 Qershor, 2025

schedule 15:53 - 16 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe arritjeve konkrete që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor.

Ai vlerësoi zhvillimet pozitive si rritja e shkëmbimeve tregtare, heqja e tarifave roaming, lehtësimi i lëvizjes dhe hapja e korridoreve të transportit, duke rikonfirmuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian.

“Ky bashkëpunim ka sjellë rezultate dhe ndikime pozitive në jetën e qytetarëve tanë. Ne vlerësojmë arritjet e deri tanishme si dyfishimi i shkëmbimeve tregtare, heqjen e tarifave “Roming” në Ballkanin Perëndimore, uljen e çmimeve “Roming” në vendet e Bashkimit Europian. Hapjen e korsive të gjelbërta dhe blu që zvogëlojnë vonesat në kufij, pesë marrëveshjet e lëvizshmërisë që lehtësojnë lëvizjen e të punësuarve në rajon dhe Ballkanin Perëndimor.

Natyrisht rezultate të tilla na shtyjnë që të punojmë akoma edhe më shumë. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të kësaj platforme dhe çështjeve të rëndësishme që lidhen me stabilitetin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe reformave drejt integrimit europian. Ne rikonfimrojmë angazhimin tonë për krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në bashkëpunim rajonal dhe për krijimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimit të Bashkimit Europian, ndërkohë që vazhdojmë që t’u qëndrojmë besnikë vlerave të Aleancës Euroatlantike”, tha Begaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!