Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet takimi i radhës në kuadër të Open Balkan. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të vijnë në vendin tonë në kuadër të kësaj axhende.
Zaev do të shoqërohet edhe nga zv/ministri i Financave maqedonas i cili në ditët e para të Janarit pritet të zëvendësojë Zaev në postin e kryeministrit.
Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në një hotel në qendër të Tiranës prej orës 10:00 ndërsa në orët e pasdites është paralajmëruar një konferencë për shtyp e liderëve të tre vendeve.
Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, që do të nisë nga Partia Demokratike në orën 16:00 për të marshuar më pas drejt kryeministrisë. /Abcnews.al