Samiti i NATO-s zhvillon sot punimet në Bruksel

schedule11:59 - 11 Korrik, 2018

schedule 11:59 - 11 Korrik, 2018

Sot dhe nesër, liderët e 29 shteteve anëtare të NATO-s mblidhen në Bruksel për të zhvilluar punimet për samitin e radhës. Një ndër tematikat kryesore do të jetë luftimi i ndikimit të Rusisë. Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të jetë përsëri në qendër të vëmendjes me komentet e tij.

Akoma pa filluar punimet, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka nisur përplasjet. Trump ka ripërsëritur se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Ndërsa kërkon dhe rimbursim për shumat që ka paguar SHBA në këtë drejtim. Për këto pretendime ka reaguar presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ai thotë se BE shpenzon më shumë se Rusia dhe aq sa Kina në mbrojtje. Tusk më tej thekson se Uashingtoni nuk do të ketë aleat më të mirë se Brukseli. Ndërkohë, në këtë samit, pritet të vendoset edhe lidhur ftesës për anëtarësim të Maqedonisë.  /abcnews.al