Volodymyr Zelensky e nis fjalimin e tij duke thënë se “siguria mungon tani” në Ukrainë.
Ai falënderon NATO-n për tre paketat e saj të mbështetjes dhe thotë se ka diskutuar se çfarë mund të bëhet më shumë për të ndihmuar popullin e tij.
“Ne kemi disa lajme pozitive për paketën e re të mbështetjes së mbrojtjes që vjen nga partnerët tanë,” tha presidenti ukrainas.
“Dëshiroj të shpreh fjalë mirënjohjeje për ju Jens,” shton ai, duke iu drejtuar shefit të NATO-s.
Megjithatë, ai shton se rezultati “optimal” nga samiti do të ishte që Ukraina të merrte një ftesë të drejtpërdrejtë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake./abcnews.al