HAGË- Në nisje të samitit të Nato-s, kryeministri Edi Rama u takua në Hagë me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte.
Detajet e bisedimeve i ndau vetë shefi i qeverisë shqiptare.
“Folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.”
Po ashtu, Rama zhvilloi një takim edhe me senatoret e grupit vëzhgues të Nato-s në senatin amerikan
Shqipëria ka nisur përgatitjet për organizimin e samitit të Nato-s të vitit 2027. Një angazhim ky që dëshmon jo vetëm rolin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, por edhe përgjegjësinë e saj si vend anëtar i aleancës.
Samiti dy-ditor i Nato-s mbahet në kulmin e tensioneve në Lindjen e Mesme, edhe pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por edhe kërkesës për rritjen e buxhetit të mbrojtjes për shtetet anëtare./abcnews.al

