Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën në Uashington në kuadër të Samitit të NATO-s.
Takimi në Uashington, sipas informacioneve, do të jetë i shkurtër pasi kanë agjendën e ngjeshur.
Objekti i takimit është kryesisht pasqyra e asaj që ka ndodhur së fundmi në marrëdhëniet greko-turke.
Në lidhje me udhëtimin e Mitsotakis, ai pritet të ngrejë në nivelin më të lartë çështjen e Marrëveshjes së Prespës nga lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut.
/abcnews.al