Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i NATO-s në Tiranë në 2027/ Qeveria vendos për ngritjen e një Task-Force

schedule16:01 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 16:01 - 12 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e Task-Forcës së posaçme, Host Nation Task Force (HNTF), si dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.

Struktura e re, e cila do të drejtojë dhe koordinojë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, do të kryesohet nga Kryeministri, ndërsa në mungesë të tij nga Koordinatori Kombëtar i emëruar me urdhër të Kryeministrit.

Në përbërje të Task-Forcës bëjnë pjesë ministrat kyç, drejtues të institucioneve më të larta të sigurisë dhe administratës shtetërore, si dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, të cilët do të garantojnë organizimin e standardeve më të larta për samitin historik të NATO-s në Shqipëri.

Njoftimi:

Vendim për ngritjen e Task-Forcës, Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027.

Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe, në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje këta anëtarë:

  1. a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  2. b) Ministrin e Mbrojtjes;
  3. c) Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor;

ç)  Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit;

  1. d) Sekretarët e Përgjithshëm:
  2. dh) Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
  3. e) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;

ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik;

  1. f) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!