Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë

schedule11:18 - 8 Korrik, 2026

schedule 11:18 - 8 Korrik, 2026

ANKARA- Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Ankara, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ka ndarë pamje nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Mark Rutte dhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

“Përshëndetja zyrtare e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan”, shkruan Rama, teksa ndan dhe video nga momenti i shtrëngimi të duarve.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!