Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i liderëve europiane në Tiranë, Rama për mikpritjen: “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”

schedule14:36 - 16 Maj, 2025

schedule 14:36 - 16 Maj, 2025

Tiranë- Në samitin e mbajtur në Tiranë fokusi i bisedimeve të liderëve europianë u vendos te siguria, Ukraina dhe bashkëpunimi.

Në përfundim të fjalës së tij kryeministri Edi Rama falënderoi liderët europianë për pjesëmarrjen, ndërsa ndau edhe një element të rëndësishëm, që lidhet me kanunin.

Rama kujtoi një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen në të cilën shkruhet, “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, duke kujtuar edhe faktin se në fund të luftës së dytë botërore shqiptarë mbrojtën me jetë hebrenjtë.

“Dua të ndaj me ju faktin që në kanunin tonë që është shkruar kohë më parë ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen që thotë se “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Kjo fjali është vërtet shumë e thellë, dhe është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fund të luftës së dytë botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre. Por të gjitha këto që bëjmë për miqtë, kemi shumë rëndësi që t’u japim ushqim të mirë. Për këtë arsye pavarësisht se thuhet dreka nuk është falas, sot do ta shikoni që është e kundërta sepse sa herë që të vini në Shqipëri në çfarëdo lloj cilësie do të jeni gjithmonë të mirëpritur, dhe pas një orë do të rikthehemi që Europa të vazhdojë punën e saj”, tha mes të tjerash Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!