Samiti i G7 në Francë, Tusk paralajmëron Trump për tarifat

schedule15:40 - 24 Gusht, 2019

schedule 15:40 - 24 Gusht, 2019

Samiti i G7-ës në Francë u parapri nga deklarata të forta të Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk. Ky i fundit paralajmëroi presidentin Trump se nëse do të vendoste tarifa ndaj verës franceze, Europa do të vepronte në të njëjtën mënyrë.

Duke folur në Biaritz para hapjes së punimeve të samitit të G7-ës, presidenti I këshillit europian, Donald Tusk, shpjegoi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin tarifa të reja ndaj verës franceze, Europa do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Tusk më pas paralajmëroi se vendosja e tarifave nga ana e Trump ndaj Kinës dhe Europës mund të detyrojë ekonomitë e të gjithë botës të bien në recesion, ndërsa marrëveshjet tregtare përforcojnë ekonominë.

Ndërsa Presidenti i Francës Emanuel Makron, në një fjalim të transmetuar drejt për drejt në televizionin francez, renditi temat kryesore të cilat do të trajtohen në samit: paqja dhe zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare, më shumë rritje dhe punësim, luftë kundër ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së planetit. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!