Samiti i G7, Johnson: Duhet të mësojmë nga pandemia, nuk duhet të përsërisim gabimet nga recesioni i fundit global

schedule10:21 - 12 Qershor, 2021

schedule 10:21 - 12 Qershor, 2021

Kryeministri britanik Boris Johnson hapi takimin e G7 duke thënë se bota duhet të mësojë nga pandemia dhe të mos përsërisë gabimet nga recesioni i fundit global, kur rimëkëmbja ishte e pabarabartë në pjesë të ndryshme të shoqërisë.

Johnson tha se duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë mënyrës se si udhëheqësit nga Grupi i Shtatë kombeve të industrializuara  do të punojnë së bashku për të rimëkëmbur botën pas pandemisë, duke theksuar se të gjitha vendet duhet të jenë të barabarta.

Samiti i G7 ka premtuar se do të shpërndajë 1 miliard doza për vendet më në nevojë. Presidenti i SHBA-së Joe Biden gjithashtu ka premtuar se do të dhurojë 500 milion doza të vaksinave anti- Covid.

Aktivistët shpresojnë që udhëheqësit botërorë të marrin hapa drejt adresimit të ndryshimeve klimatike. Udhëheqësit gjithashtu pritet të miratojnë një normë minimale të taksave pasi ministrat e financave ranë dakord për një normë prej 15% gjatë fundjavës dhe diskutuan një sërë politikash të jashtme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!