Samiti i G7, Biden mbërrin në Japoni

schedule09:37 - 18 Maj, 2023

schedule 09:37 - 18 Maj, 2023

Avioni i presidentit amerikan u ul në Japoni në mesditën e së enjtes, përpara samitit të G7, por Joe Biden nuk ka ndërmend të kërkojë falje në emër të SHBA-së për bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.

Samiti i shtatë vendeve të zhvilluara ekonomikisht të Perëndimit do të mbahet në Hiroshima, por një këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan thekson se Biden nuk ka ndërmend të mbajë një referencë se si përfundoi Lufta e Dytë Botërore në Paqësor.

Biden, si një nga udhëheqësit e G7, do të “nderojë historinë dhe kryeministrin japonez, Fumio Kishida”, u tha Jake Sullivan gazetarëve në Air Force One përpara se të mbërrinte në Japoni të enjten.

Biden do të marrë pjesë në samitin tre-ditor të grupit të demokracive të industrializuara që fillon të premten siç ishte planifikuar. Ai filloi vizitën e tij në Japoni duke shkuar në një bazë ajrore amerikane dhe duke përshëndetur zyrtarët e forcave të armatosura amerikane atje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!