Samiti i BRICS, Putin fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë

schedule12:16 - 23 Gusht, 2023

schedule 12:16 - 23 Gusht, 2023

Putin ka nisur fjalimin e tij në samitin e BRICS, duke falënderuar presidentët dhe kryeministrat e tjerë.

“Grupi ynë prej pesë vendesh ka dëshmuar të jetë një entitet i besueshëm në arenën globale me ndikim gjithnjë në rritje në çështjet globale,” tha ai.

Putin foli edhe për luftën në Ukrainë duke fajësuar Perëndimin.

“Disa vende promovojnë kolonializmin që çoi në një krizë të tmerrshme në Ukrainë. Dhe veprimet tona në Ukrainë janë kundërpërgjigje ndaj një lufte të nisur nga Perëndimi,” tha Putin.

Ai tha aspirata” e tyre për të ruajtur hegjemoninë e tyre në botë, çoi në një grusht shteti në Ukrainë në 2014.

“Rusia vendosi të mbështesë njerëzit që luftojnë për kulturën e tyre, për traditat e tyre, për gjuhën e tyre dhe për të ardhmen e tyre,” pohoi ai.

Presidenti rus gjithashtu tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë për t’i dhënë fund luftës që u nis nga Perëndimi kundër njerëzve në Donbas në Ukrainën lindore.

/abcnews.al