Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i Brdo-Brijunit/ Presidenti Begaj ndan foton familjare: Një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal

schedule12:00 - 6 Tetor, 2025

schedule 12:00 - 6 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në Samitin e Procesit Brdo-Brijuni, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve evropianë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj ndau foton familjare nga samiti, duke e cilësuar këtë takim si një platformë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian të rajonit.

“Së bashku në Samitin e Procesit Brdo-Brijuni, një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal në funksion të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Presidenti Begaj.

Samiti mbahet në Durrës, ku të pranishëm janë presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë, tashmë anëtare të BE-së. Në fokus të samitit ishte bashkëpunimi rajonal, dhe koordinimi për integrimin në Bashkimin Europian./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!