Samiti i Brdo Brijunit, Meta: Konkluzionet të dëgjohen në BE

schedule12:15 - 9 Maj, 2019

schedule 12:15 - 9 Maj, 2019

“Është e rëndësishme që konkluzionet e këtij samiti të dëgjohen në javët e ardhshme në BE”. Kështu u shpreh presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas takimit në samitin e Brdo Brijunit.

Në fjalën e tij kreu i shtetit shqiptar vlerësoi se në këtë samit u ra dakord për nxitjen e bashkëpunimit rajonal si edhe krijimin e një hapësire ekonomike atraktive sidomos nga vende të BE.

“Bisedat dje dhe sot ishin të hapura, intensive dhe frymë mirëkuptumi, nxitje e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull, krijimi i një hapësire ekonomike atraktive, sidomos nga vende të BE. U evidentua ecuria pozitive e rajonit dhe arritja e  marrëveshjes së Prespës dhe rrugën e suksesshme të Maqedonisë së Veriu në NATO e BE. U angazhuam të bashkëpunojmë për të ruajtur e garantur paqen e sigurinë në rajon”.

Meta theksoi se u ra dakord që samiti i ardhshëm të organizohet në Slloveni dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!