Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Samiti i Brdo-Brijunit, Begaj: Shqipëria mbështet dialogun dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore

schedule14:54 - 6 Tetor, 2025

schedule 14:54 - 6 Tetor, 2025

Në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, që mblodhi liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe të ardhmen evropiane të rajonit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi mbështetjen e Shqipërisë për dialogun dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ai nënvizoi se këto parime janë themel për paqen, zhvillimin dhe integrimin europian të rajonit, duke e cilësuar anëtarësimin në BE si një mision kombëtar për Shqipërinë.

“Gjatë Samitit të Brdo-Brijunit u diskutuan sfidat aktuale gjeopolitike dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal. Shqipëria mbështet dialogun dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, si themel për paqen, zhvillimin dhe integrimin evropian.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një mision kombëtar për Shqipërinë, me mbështetje të gjerë shoqërore, pasi pasqyron vlerat themelore të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, shkroi Presidenti Bajram Begaj./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!