Samiti i Berlinit/ Bregu: Ballkani Perëndimor po përpiqet të japë maksimumin në këtë proces

schedule10:37 - 13 Tetor, 2023

schedule 10:37 - 13 Tetor, 2023

Po mbahet këtë të premte konferenca mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, organizuar nga Kuvendi. Të pranishëm janë kryetarja Lindita Nikolla, kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane Jorida Tabaku, ministri i Jashtëm Igli Hasani, i dërguari i BE, Luigi Soreca dhe Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu theksoi gjatë fjalës së saj se Samiti i Berlinit ka bërë që të afrohen më shumë me parlamentet e tjera ndërsa shtoi se Ballkani Perëndimor po jep një shembull, pasi pavarësisht konflikteve me njëri-tjetrin, po përpiqet të bëjë maksimumin në këtë proces.

“Pavarësisht kësaj, kur kemi bërë vlerësimin e arritjeve në procesin e Berlinit dhe kemi parë veprimet që duhet të ndërmerreshin, qoftë në nivel sasior apo cilësor, duke pasur një plan veprimi më konsensual, besoj se ky do të jetë një moment kritik sa i përket të gjithë parlamenteve me qëllim që ata të arrijnë marrëveshjet e tyre të përbashkëta dhe të bien në parim për dakordësinë për të përfshirë të gjithë lojtarët parlamentarë që duhet të bëjnë finalizimin e këtij bashkëpunimi rajonal. Do të merrni më shumë informacion pasi të ketë përfunduar samiti.

Të dielën, presidentja von der Leyen do të jetë në rajon dhe është detyra e Luigit të jetë ai që do të organizojë. Do të takohemi të gjithë të hënën, disa marrëveshje do të shkruhen të hënën, një marrëveshje e re e përgatitur nga ne për t’u nënshkruar me të gjithë shtetet e rajonit, dhe do t’i shtohen edhe tre profesione që janë propozuar në Berlin vitin e kaluar. Nga Tetori, si pjesë të axhendës dixhitale, ka hyrë në fuqi reduktimi i tarifave roaming.“, theksoi ajo.

“Ballkani po jep një shembull sikurse të gjithë vendet e botës që po jetojnë në kohëra të pasigurta. Përtej kësaj, përpiqemi të bëjmë maksimumin në këtë proces. Ka një arsye pse rajoni po mblidhet së bashku”, shtoi Bregu./abcnews.al