Të gjithë udhëheqësit evropianë u shprehën të kënaqur me ritmin e fushatës së vaksinimit në Bashkimin Evropian gjatë debatit për trajtimin e pandemisë Covid-19, i cili po zhvillohet në Samitin e Brukselit.
Sipas një zyrtari evropian, gjatë diskutimit, 27 vendet anëtare pranuan se rastet e koronavirusit janë zvogëluar në mënyrë drastike në BE, por në të njëjtën kohë diskutuan gjatë për mutacionin Delta.
Në këtë kontekst, udhëheqësit evropianë theksuan se vaksinimet duhet të përshpejtohen më tej dhe shtuan se kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm të BE duhet të hapen me kujdes dhe në një mënyrë të koordinuar.
Në lidhje me mësimet e nxjerra deri më tani nga trajtimi i pandemisë, udhëheqësit theksuan nevojën për një rihapje të plotë të tregut.
Në fund, udhëheqësit përshëndetën miratimin e “Certifikatës COVID” të BE dhe shumë prej tyre bënë thirrje për zbatimin e saj të koordinuar nga të gjitha shtetet anëtare./ Abcnews.al