TIRANË – Teksa sot mblidhet Samiti i Bashkimit Europian në Bruksel, duke se shpresat për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë të zbehta.
Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka cilësuar si turp për Europën që ende vijon me çështjen Bullgare që ka bllokuar negociatat me Maqedoninë e Veriut, rrjedhimisht edhe me Shqipërinë. Rama ka vënë theksin edhe tek lufta që po zhvillohet në Ukrainë, ndërsa shton se 26 vendet e BE-së, vetëm po vështrojnë se si Bullgaria ka marrë peng sipas tij dy vende të NATO-s.
Postimi i Ramës:
Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!
Kujtomë se Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në këtë samit. Udhëheqësit e BE-së do të takojnë homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor sot në mëngjes, përpara samitit kryesor. /abcnews.al/