Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Samiti i Ballkanit Perëndimor, me rëndësi infrastruktura”, Krisafi: Britania, problem me emigrantët e paligjshëm

schedule17:23 - 22 Tetor, 2025

schedule 17:23 - 22 Tetor, 2025

Prej dy ditësh, kryeministri i vendit ndodhet në Londër në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha se ky samit është vazhdimësi e dy të mëparshmeve dhe se një prej fokuseve kryesore ka qenë infrastruktura. Krisafi theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë lidhje infrastrukturore, përfshirë edhe Shqipërinë me vendet e ish-Jugosllavisë.

“Samiti është vazhdimësi e dy samiteve të mëparshme. Ccdo samit është një hap më parë drejt BE. Një prej fokuseve kryesore të samiteve dhe proceseve është ajo e infrastrukturës. Shumica e projekteve deri tani kanë lidhje me infrastrukturën, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të lidhur shumë me njëri-tjetrin sa i përket infrastrukturës. Shqipëria e ka humbr një lidhje të tillë me vendet e Ish-Jugosllavisë. Lidhshmëria mes vendeve sjell dhe zhvillim ekonomik.”

Më tej, Krisafi komentoi ccështjen e emigracionit, një temë e rëndësishme për vendet europiane dhe kryesisht për Britaninë. Eksperti tha se vendet europiane kanë pasur përgjysmim të numrit të emigrantëve ilegalë, ndërkohë që për Britaninë shifrat kanë progresuar në 35 mijë refugjatë për një kohë të shkurtër.

“Shifrat e BE tregojnë se numri i emigrantëve të paligjshëm është përgjysmuar nga janari deri në shtator, e njëjta gjë ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor që ka qenë rruga e famshme tokësore ku kanë kaluar mijëra emigrantë.

 Kjo rrugë nuk ekziston më për shkak të masave që kanë marrë secili shtet. Në Britani nuk është e njëjta gjë dhe kanë të njëjtën problem me varkat që kalojnë nga Franca drejt Britanisë, ku rreth 35 mijë emigrantë kanë kaluar në një kohë të shkurtër. Kjo është arsyeja pse Britania e ka vendosur në fokus.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!