Samiti i ardhshëm i G7/ Presidenti i ri kanadez fton Zelenskyn në eventin e qershorit

schedule22:27 - 17 Mars, 2025

schedule 22:27 - 17 Mars, 2025

Kanadaja, e cila mban presidencën e radhës të Grupit të Shtatë (G7) për këtë vit, ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G7, i cili do të mbahet në qershor në Alberta, Kanadaja perëndimore.

Kryeministri i ri kanadez, Mark Carney, i cili mori detyrën të premten, ka komunikuar personalisht me Zelensky dhe e ka ftuar atë në këtë ngjarje. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kanadasë konfirmoi këtë informacion.

Presidenti ukrainas ka theksuar se pati një “bisedë të mirë” me Carney dhe e ka vlerësuar mbështetjen e tij për Ukrainën, duke nënvizuar nevojën për të shtuar presionin ndaj Moskës. Megjithatë, Zelensky nuk ka konfirmuar nëse ka pranuar formalisht ftesën për të marrë pjesë në samitin e G7.

Nga ana e tij, kryeministri i ri kanadez, Carney, ka përsëritur angazhimin e fuqishëm të Kanadasë për të mbështetur luftën e Ukrainës për liri kundër agresionit rus, duke thënë se “një paqe e qëndrueshme në Ukrainë kontribuon në sigurinë e të gjithëve”.
Për më tepër, javën e kaluar, G7 riafirmoi mbështetje të palëkundur për Ukrainën, duke theksuar mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe duke kërcënuar Rusinë me sanksione të reja pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të G7.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!