Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, në sesionin e diskutimit rreth Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor i cili u mbaj në Tiranë dje më 6 dhjetor.
I pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi. ky i fundit nuk ishte i pranishëm në Samitin e djeshëm në Tiranë.
Dritan Abazoviç tha se kryeministri Rama është mjeshtri i evenimentit. Sipas tij, ka të bëjë më shumë me thelbin dhe ishte mirë që shumë udhëheqës evropianë shkuan në Tiranë për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor.
“BE-së i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë, që duhet të mbetet tërheqëse për ato vende që duan të anëtarësohen në BE. Nëse BE nuk e kupton që duhet të mbajë derën hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor mendoj që të gjithë do të humbasin”, tha Abazoviç.
Takimi i djeshëm ishte mjaft i suksesshëm dhe marrëveshjet e firmosura ishin shumë të rëndësishme.
“Mesazhi im është, le të përpiqemi të gjithë së bashku. Nuk është e vështirë të shohim se cilat janë çështjet ku mund të kemi një zë dhe një kërkesë. Përgëzoj Shqipërinë dhe MV për zhbllokimin e procesit të BE-së. Mendoj që kanë pritur shumë kohë dhe vendimmarrja nga ana e BE-së duhet të jetë më efektiv”, tha Abazoviç./Abcnews.al.