Samiti historik në Kiev, ministrat e Jashtëm të BE-së do të shqyrtojnë planin e paqes të Zelensky

schedule12:31 - 2 Tetor, 2023

schedule 12:31 - 2 Tetor, 2023

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të shqyrtojnë planin e paqes të Volodymyr Zelensky në një takim historik në Kiev këtë mëngjes.

Ministrat, të cilët rrallë takohen jashtë kufijve të territorit të BE-së, kanë mbajtur një samit mes shqetësimeve për probleme në  financimin e SHBA-së për luftën dhe pasi një parti populiste pro-ruse fitoi shumicën e votave në zgjedhjet në Sllovaki të shtunën.

Duke folur gjatë rrugës për në samit, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, nuk përmendi asnjërën çështje, por nënvizoi rëndësinë e solidaritetit në Europë.

“Ka të bëjë me stabilitetin dhe parashikueshmërinë e botës. Sepse kjo luftë po sjell pasoja të thella për mbarë botën.

Por për ne europianët, është një kërcënim ekzistencial. Ndoshta nuk po shihet kështu për të gjithë në mbarë botën.Por për ne, europianët, më lejoni ta përsëris. Është një kërcënim ekzistencial”, tha ai.

Burimet thonë se takimi do të fokusohet në të gjitha aspektet e “mbështetjes së BE-së për Ukrainën, me fokus të veçantë në ndihmën e vazhdueshme ushtarake, përpjekjet për paqe dhe anëtarësimin në BE”.

Plani i paqes prej 10 pikash i Zelensky është diskutuar nga përfaqësuesit e sigurisë kombëtare dy herë gjatë vitit të kaluar, por jo në këtë nivel. Joe Biden u zotua të qëndrojë pranë Ukrainës, pas miratimit të një projektligji të shtunën.

Projektligji zgjati fondet e qeverisë për 45 ditë në mënyrë që të shmangte një mbyllje të qeverisë së SHBA, por nuk përfshinte ndihmën për Kievin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!