Në Granada, Spanjë po mbahet samiti i liderëve europianë. Kryeministri britanik, Rishi Sunak pritet të bëjë thirrje për veprim më të koordinuar për të luftuat numrin në rritje të emigrantëve të paligjshëm.
Sipas mediave, Sunak do të paralajmërojë se situata është e papërballueshme, duke kërkuar zgjidhje të tjera ndaj krizës së emigracionit që ka prekur Europën, duke përfshirë masa dhe veprime të menjëhershme kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe ashpërsimin e kontrolleve kufitare.
Sunak do të kryesojë një takim të udhëheqësve së bashku me kryeministren italiane Georgia Meloni, vendi i së cilës ka pritur mbi 100 mijë emigrantë deri më tani këtë vit.
Ai pritet të darkordësohet gjithashtu me krerët e Belgjikës, Bullgarisë dhe Serbisë për shkatërrimin e grupeve kriminale duke shkëmbyer më shumë informacione të zbulimit dhe duke përmirësuar bashkëpunimin në nivel operacional.
Lideri britanik e ka kthyer ndalimin e varkave me emigrantë në kanalin e La Manshit, prioritet të qeverisë së tij. Ministrja për punët e brendshme Suella Braverman paralajmëroi të martën se Britania po përballej me një “stuhi emigrantësh”.
/abcnews.al