TIRANË- Në Londër po mbahet Samiti i radhës i procesit të Berlinit, një nismë e iniciuar nga ish-kancelarja Merkel nga viti 2014. Takimi ka mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve dhe kryeministri Edi Rama.
Në fokus të diskutimeve në Samit janë siguria, rritja ekonomike dhe çështjet e emigracionit. Kryeministri britanik Starmer në një interviste për “The Sun” del kundër qëndrimit te ekstremistit Farage se burgjet e Anglisë janë mbushur me shqiptarë dhe mbështet deklaratat e kryeministrit Rama
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Cika, gjatë një interviste për “Tirana Live”, analizoi zhvillimet e fundit nga Samiti i liderëve europianë, duke theksuar se emigracioni dhe siguria ishin çështjet kryesore në tryezë.
Sipas tij, shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë as burimi kryesor dhe as rrugëkalimi më i rëndësishëm i emigrantëve që synojnë të mbërrijnë në Evropë apo Britani.
“Samiti kishte çështje kryesore emigracionin. Çështje e emigracionit dhe sigurisë nuk janë çështje vetëm për Britaninë por janë shqetësim edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë burimi kryesor i emigracionit dhe as rrugëkalimi si drejt Evropës, ashtu dhe Britanisë së Madhe. Ka një ulje të emigracionit që shkon drejt Britanisë së Madhe.”, tha ai.
Ai foli dhe për “Planin e Rritjes” dhe për disburismin e fondit prej 100 milionë euro. Sipas tij, kjo është një provë besimi që Brukseli po tregon për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
“Në planin e rritjes është disburusar 100 milionë euro, që është një hap pozitiv. Kjo tregon besueshmërinë Brukselit ndaj Shqipërisë dhe mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë, që këto para të shkojnë për objektivin kryesor, që është integrimi në BE”, u shpreh ai./abcnews.al

