Mbahet pasditen e së mërkurës, në Bruksel samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Lideret e vendeve te rajonit dhe zyrtarët e BE pritet të diskutojnë mbi reformat e çdo vendi kandidat në rrugën e anëtarësimit dhe ecurinë e negociatave.
Në tryezën e përbashkët, Shqipëria dhe Mali i Zi do të ulen si pararojë e negociatave për anëtarësim, krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe me afate të paracaktuara të anëtarësimit.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel një ditë më parë, teksa punimet e samitit pritet të fillojnë në orën 18:00./abcnews.al

