11 udhëheqës të vendeve kryesore të përfshira në konfliktin në Libi janë mbledhur në Berlin në përpjekje për të vendosur paqen në këtë vend.
Gjermania, mikpritëse e këtij takimi në nivel të lartë dhe OKB, shpresojnë të bindin Rusinë, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, që të nxisin palët ndërluftuese të pranojnë një armëpushim të qëndrueshëm në Tripoli, ku qeveria e mirëkuptimit kombëtar e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, e që drejtohet nga Fayez al-Sarraj, prej muajit prill sulmohet nga forcat e marshallit Kalifa Haftar, që njihet si njeriu i fortë i Libisë Lindore.
Synimi është që t’i jepet fund ndërhyrjeve të shumta të huaja në këtë vend, ku përplasjet ushqehen nga oreksi për rezervat e mëdha të naftës që ka vendi, nga rivalitetet politike në rajon dhe lojrat për influencë.
Mësohet se dy liderët libianë Sarraj dhe Haftar nuk kanë patur kontakt me njëri tjetrin gjatë konferencës, megjithatë pjesëmarrësit kanë miratuar një deklaratë finale, që pritet të shpallet në mbrëmje vonë.
11 udhëheqës të vendeve kryesore të përfshira në konfliktin në Libi u mblodhën të dielën në Berlin në përpjekje për të vendosur paqen në këtë vend.
Gjermania, mikpritëse e këtij takimi në nivel të lartë dhe OKB, shpresojnë të bindin Rusinë, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, që të nxisin palët ndërluftuese të pranojnë një armëpushim të qëndrueshëm në Tripoli, ku qeveria e mirëkuptimit kombëtar e njohur nga komuniteti ndërkombëtar e që drejtohet nga Fayez al-Sarraj, prej muajit prill sulmohet nga forcat e marshallit Kalifa Haftar, që njihet si njeriu i fortë i Libisë Lindore.
Emanuel Makron u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të negociojnë për një ndalim zjarri të vërtetë në Libi, pa kushte paraprake nga palët ndërluftuese, në një fjalim gjatë konferencës ndërkombëtare të Berlinit për Libinë.
Presidenti francez u shpreh i shqetësuar nga mbërritja e luftëtarëve sirianë e të huaj në Tripoli, një aludim për luftëtarët pro turq të ardhur për të mbështetur qeverinë e mirëkuprimit kombëtar, me seli në kryeqytet.
11 udhëheqësit e vendeve kryesore të përfshira në konfliktin në Libi po përpiqen të dakordësohen për rikthimin e paqes, duke shmangur që lufta ta rikthejë këtë vend në një Siri të dytë.
Synimi kryesor i kësaj përpjekjeje të iniciuar nga Gjermania është që t’i jepet fund ndërhyrjeve të shumta të huaja në këtë vend, ku përplasjet ushqehen nga oreksi për rezervat e mëdha të naftës që ka vendi, nga rivalitetet politike në rajon dhe lojrat për influencë.
Mësohet se dy liderët libianë Sarraj dhe Haftar nuk kanë patur kontakt me njëri tjetrin gjatë konferencës, megjithatë pjesëmarrësit kanë miratuar deklaratën finale, pa ndryshime nga drafti i diskutuar, por ende pa miratimin e dy udhëheqësve libianë./abcnews.al