Samba braziliane dhe agresiviteti argjentinas gati të injektohet: Kush është Sylvinho, trajneri i kombëtares së Shqipërisë

schedule10:35 - 10 Janar, 2023

schedule 10:35 - 10 Janar, 2023

Nga Hergi Llupi

Epoka e trajnerëve italianë te kombëtarja shqiptare i erdhi fundi. De Biazi, Panuçi dhe Reja pasuan njëri tjetrin për t’i lënë vendin tashmë një stili tjetër loje, atë të sambës braziliane. Sylvinho merr timonin e një kombëtareje me shumë pontencial, me shumë lojtarë të talentuar të cilët kanë ego, ambicie, dëshirë, vullnet dhe grint për të dhënë shumë për fanellën kuqezi.

Sylvinho do të gjejë një grup lojtarësh me një frymë të bashkuar, lojtarë me karrierë pozitive dhe një CV të mbushur me klube të cilët njihen në Evropë. Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Asllani, Bajrami, Uzuni dhe Armando Broja, udhëheqin këto shqiponja të cilët kanë dëshirën e madhe për të ngjitur majën më të lartë të futbollit të klubeve, por edhe atë ndërkombëtar.

Djemtë kuqezi tashmë do të fillojnë të përshtaten me një tjetër taktikë, me një tjetër stil loje dhe me një tjetër skemë. Sylvinho preferon skemën 4-3-3, një skemë e shtrydhur, por gjithmonë ka dhënë rezultate. Sylvinho pritet të injektojë stilin brazilian të lojës, atë të sambës dhe tiki taka, të cilën ai e preferon shumë dhe e ka provuar ta përdorë në kohën kur luante për Barcelonën.

Me argjentinasin Zabaleta si ndihmës, pritet që lojtarëve të kombëtares tonë t’u injektohet edhe pak agesivitet argjentinas, dëshirë për të luajtur deri në bilbilin e fundit, por edhe inat dhe grint për t’u mos u dorëzuar deri në fund.

Sylvinho ka thithur shumë nga karriera e tij profesionale, nga Arsenali e deri te Manchester City si lojtar dhe nga klubet braziliane si ndihmës trajner, tek Inter dhe te kombëtarja e Brazilit në krah të Tites. Sylvinho nuk është një nga trajnerët më të njohur apo më të mirë në botë, por është një trajner që studion lojtarët në mënyrë të detajuar dhe ka një karakter të cilin e ka përmirësuar në prani të Mancinit dhe të Tites.

Kush është Sylvinho?

Sylvinho Mendes Campos Junior, i lindur më 12 prill 1974, është trajneri brazilian i kombëtares së Shqipërisë dhe ish-lojtar me një CV jo të vakët.

Ai u ble nga Arsenal në vitin 1999 dhe ishte një lojtar i njhohur në dy sezonet e tij të klubit. Ai u largua më pas për te Celta Vigo në Spanjë, përpara se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2004. Me katalanasit, Sylvinho fitoi Champions League në vitin 2006 dhe 2009. Ai më pas u kthye në Angli për të kaluar sezonin e tij të fundit si lojtar me Manchester City në sezonin 2009-2010.

I lindur në Sao Paulo, Brazil, Sylvinho e filloi karrierën e tij në Corinthians në vitin 1994. Që nga ai vit e deri në vitin 1999, Sylvinho fitoi pothuajse gjithçka me klubin brazilian.

Më pas, Sylvinho fillon karrierën e tij në Evropë. Në vitin 1999, ai u bë lojtari i parë brazilian që firmos për klubin e Arsenalit, ku “Topçinjtë” dhe Tottenham ishin në garë për të firmosur me të. Në vitin 2001, ai u transferua te Celta Vigo dhe luajti atje për tre vjet, duke shënuar një herë në ligë kundër Barcelonës më 26 janar 2003. Ai u bë një figurë e njohur me tifozët e klubit, duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në Champions League për herë të parë në historinë e tyre gjatë sezoniut 2003-2004.

Në vitin 2004, pas një tarife transferimi prej 2 milionë euro, ai u ble nga Barcelona, ku fitoi tre herë ligën spanjolle, si edhe Champions League në vitin 2006 dhe 2009. Manchester City vizitoi Camp Nou më 19 gusht 2009 dhe, pasi mundi Barcelonën 1-0 në një miqësore, diskutoi rreth transferimit të Sylvinho në fund të muajit, duke u bashkuar kështu te City me bashkëkombasin e tij, Robinho. Më 24 gusht 2009 ai firmosi me Manchester City në një transferim me parametra zero, me një kontratë 1-vjeçare. Paraqitja e tij e parë në ligë erdhi më 12 dhjetor 2009. Goli i parë për Cityn erdhi në fitoren 4-2 kundër Schuthorpe në FA Cup më 24 janar 2010, me një goditje spektakolare nga distanca.

Më 7 korrik 2011, Sylvinho njoftoi se do të tërhiqej nga futbolli. Ai u punësua si ndihmës trajner i Cruzeiro më 27 shtator të po atij viti. Pas një periudhe në Sport Recife dhe Nautico, ai u kthye në Corinthians më 5 korrik 2013, si ndihmës trajner i Tite. Më 13 dhjetor 2014, ai u emërua si ndihmës trajeri i Roberto Mancini te klubi italian i Interit. Më 20 korrik 2016, ai iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit si asistent i Tite.

Më 19 maj 2019, Sylvinho u zyrtarizua te Lyon si trajner, ku më 7 tetor 2019 u shkarkua. Ai nuk u dorëzua, pasi më 23 maj të vitit 2021, firmosi për Corinthians si trajner. Tashmë, Sylvinho është trajneri i kombëtares tonë të Shqipërisë, ku ditën e djeshme, FSHF njoftoi zyrtarizimin e tij si trajnerin e kuqezinjve, si edhe dy ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva. Kontrata e teknikut brazilian është 18 mujore, dhe objektivi kryesor është kualifikimi në Euro 2024, gjë për të cilën shkruhej edhe në kontratë./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!