Sam Bartram, portieri që mbeti vetëm në mjegull, loja u ndërpre dhe ai nuk e mori vesh

schedule10:56 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 10:56 - 26 Dhjetor, 2022

Më 25 dhjetor 1937, ndodhi një nga ngjarjet më të pazakonta dhe më të kujtuara në historinë e futbollit. Në Krishtlindjet e atij viti, gjatë “Boxing Day” në ligën angleze, Charlton dhe Chelsea u përballën me njëri-tjetërin në një duel ku u shfaq Samuel Bartram, portieri që mbeti i vetëm në mes të mjegullës dhe nuk e kuptoi kurrë që loja ishte ndërprerë.

Sam Bartram bëri debutimin e tij në Charlton dhe u tërhoq në të njëjtin ekip 22 vjet më vonë me më shumë se 600 ndeshje të luajtura. Edhe pse ai është një legjendë, madje ka një statujë në ambientet e klubit, portieri mbahet mend për një ndeshje të pabesueshme kundër Chelseat në Stamford Bridge.

Dueli, që do të luhej në Krishtlindje të vitit 1937, rrezikonte të pezullohej nga mjegulla e fortë. Gjyqtari e ndalonte lojën herë pas here për shkak të problemeve me dukshmërinë derisa vendosi ta pezullonte atë përgjithmonë. Protagonistët dhe publiku u larguan ngadalë nga stadiumi. Të gjithë përveç njërit, Sam Bartram nuk e mori vesh kurrë për vendimin e ardbitrit dhe qëndroi në fushë derisa një punonjës i fushës e lajmëroi pas 15 minutash.

Vite më vonë, në autobiografinë e tij, Bartram dha detaje të natës së pazakontë në të cilën mbeti i vetëm në ndeshjen kundër Chelseat.

“Unë pashë gjithnjë e më pak lojtarë. Isha i sigurt se po dominonim lojën, por më dukej e qartë se nuk kishim shënuar gol, sepse shokët e skuadrës do të ishin kthyer në pozicionet e tyre dhe unë do të kisha parë njërin prej tyre. Nuk u dëgjuan as britma festimi.”

Ai kaloi rreth 15 minuta në fushë dhe një punonjës, i cili u habit kur e pa atë ende në fushë, e nxorri jashtë.

“Pesëmbëdhjetë minuta më parë ndeshja u ndërpre. Stadiumi ishte krejtësisht bosh”, shtoi ai. Me të mbërritur në dhomën e zhveshjes, shokët e tij të skuadrës u befasuan kur e panë atë duke u vonuar dhe talleshin kur mësuan historinë.

“Tashmë isha i habitur që ishim kaq dominues”, tha ai duke qeshur.

Sam Bartram bëri debutimin e tij në moshën 20-vjeçare me fanellën e Charlton dhe luajti 623 ndeshje në 22 vjet. Ai doli në pension në moshën 42-vjeçar duke qenë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në klub dhe ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi titullin e vetëm në historinë e tij, FA Cup 1947. Për momentin ndodhet një statujë në ambientet e stadiumit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!