Salvini: Mbështesim Trump në zgjedhjet e nëntorit

schedule13:46 - 5 Qershor, 2024

schedule 13:46 - 5 Qershor, 2024

Në një konferencë për shtyp në Shoqatën e Korrespondentëve të Huaj të Italisë, Sekretari i Ligës dhe Ministri i Transportit Matteo Salvini nënvizoi se “aventura ligjore e Donald Trump u kujton shumë italianëve atë të Silvio Berlusconit” dhe se partia e tij ka shprehur mbështetjen për manjatin amerikan, duke shpresuar të triumfojë në zgjedhjet e nëntorit.

Në të njëjtën kohë, Salvini theksoi se synimi i partisë së tij është të kalojë 8.9% që mori në zgjedhjet parlamentare të 2022 dhe të mbetet forca e dytë politike e fraksionit konservator italian.

“Në nivel ndërkombëtar, ne duam që negociatat e paqes midis Moskës dhe Kievit të fillojnë brenda këtij viti dhe ne jemi fuqimisht kundër përdorimit të armëve europiane për sulme në tokën ruse.

Sigurisht që ne duam që të arrihet paqja edhe në Lindjen e Mesme, me qëllimin përfundimtar dy shtete për dy popuj”, tha ai.

“Ne jemi në favor të mbrojtjes së kufijve të Europës për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, por nuk duam që në asnjë rrethanë të miratohet një politikë e përbashkët e mbrojtjes dhe e jashtme europiane.

Me politikën aktuale të Francës dhe Gjermanisë, Zoti duhet të na shpëtojë nga pasojat”, përfundoi Salvini.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!