Salmonela, largohet kreu i AKU Tiranë/ Fatjon Pasholli dha dorëheqjen, komandohet Alketa Hoxha

schedule15:29 - 7 Prill, 2025

schedule 15:29 - 7 Prill, 2025

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë Fatjon Pasholli ka dhënë dorëheqjen.

Burime bëjnë me dije se në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha e cila më pare ka mbajtur postin e drejtoreshes juridike.

Ky largim i kreut të Autoritetit Kombëar të Ushqimit për Tiranën vjen pas konstatimit të disa rasteve me produkte të kontaminuara që u hodhën në treg përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!