“Saliu, nuk i pranon zgjedhjet kur humb”/ Akuzat e opozitës, Balla: Fyejnë vullnetin e bashkatdhetarëve në diasporë

schedule12:01 - 20 Maj, 2025

schedule 12:01 - 20 Maj, 2025

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla deklaroi se Sali Berisha nuk i ka pranuar asnjëherë zgjedhjet kur ka humbur.

Për mediat, Balla u shpreh në lidhje me akuzat e opozitës, se zarfet në diasporë janë mbushur me fletë votimi për PS.

“PD nuk ishte shumë e interesuar për rezultatin, sesa për alibinë e humbjes. Edhe në 1997 kur ishte president, kur humbi zgjedhjet, deklaroi se ia kishin vjedhur. Kulmin e arrin në 2013 kur ishte kryeministër në detyrë, thoshte se ia vidhinin zgjedhjet. Më vjen keq që PD po fyen vullnetin e bashkëatdhetarëve në diasporë. Ata kanë votuar me bindje për ta parë Shqipërinë në BE”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!