“Saliu do ta çojë PD-në në skëterrë”, qytetari: Çdo ditë ankohet për Ramën dhe nuk nxjerr një platformë

schedule09:17 - 9 Qershor, 2023

schedule 09:17 - 9 Qershor, 2023

Situata në Partinë Demokratike vazhdon të jetë e tensionuar. Më 29 korrik do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj partie.

Kjo ka bërë që shumë qytetarë të indinjohen dhe të telefonojnë në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”. Njëri prej tyre, ka thënë që ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet përgjithmonë nga selia blu. Sipas tij, duhet një lider i ri dhe duhet nxjerrë një platformë për Partinë Demokratike.

“Ky Saliu akoma do ta çoj PD-në në skëterrë. Nuk del dot një lider tjetër, se e ka çuar në skëterrë. Çdo ditë që del, ankohet vetëm Rama, Rama, Rama. Nuk nxjerr një platformë për PD-në, ça do japi, ça do bëj, asgjë tjetër, vetëm i ngeli Rama, Rama, Rama”, u shpreh qytetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!