Sot mbushen 30 vite, nga 28 maji i 1996, një ditë që simbolizon fundin e pranverës, por atë ditë rezultoi shumë e errët për Shqipërinë dhe demokracinë, kur rrugët e Tiranës u lanë me gjak, nga dhuna shtetërore e policore, e një qeverie me emrin demokratike, por që 5 vite pas rrëzimit të komunizmit, riktheu hijen më të egër të atij regjimi.
Avokati Idajet Beqiri deklaroi se Sali Berisha dhe Azem Hajdari terrorizuan njerëzit që me fillimin e pluralizmit politik në vend.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se zgjedhjet e 28 majit të vitit 1996 ishin grusht shteti nga Berisha.
Beqiri shtoi se Berisha kreu masakër ndaj opozitës dhe nuk kurseu askënd.
“Zgjedhjet e 26 majit e vitit 1996 ishte grusht i pastër shteti, edhe më i egër se i 12 shtatorit 1998. Sali Berisha, kur erdhi në pushtet, shqiptarët e kishin parasysh sesi erdhën në pushtet. Azem Hajdari dhe Sal Berisha filluan të djegin Shqipërinë. Njerëzit u tramumatizuan, kaluan në shok nga djegiet, nga shkatërrimet. PD, edhe zgjedhjet e 1992 nuk i fitoi. Pas 4 muajve, në zgjedhjet e pushtetit vendor, humbi thellë Berisha. Bëri tentativa për zjedhje të parakohshme, u turpërua rëndë. Këta filluan masakër në popull. Në 26 maj bënë masakër. I morën kutitë e votimit, po na vriteshin njerëzit, masakra ishte e pashembullt. Kanë plagosur aq shumë, kanë derdhur gjak. Nuk kursyen absolutisht asnjë, thjesht dhe vetëm që ta mbanin pushtetin me dhunë. Futi firmat piramidale, ua mori paratë shqiptarëve, më pas bëri luftën civile. Shqiptarët, me grykën e pushkës e hoqën nga pushteti”, theksoi ai./abcnews.al


