Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD”/ Bejko: Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

schedule20:52 - 9 Korrik, 2025

schedule 20:52 - 9 Korrik, 2025

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha i vret figurat politike.

“Faktin që Ervinin nuk e pritën figurat kryesore të partisë, këta njerëz që duihet të ishin atje, nuk ishin. E përdorën Salianjin, duke e paraqitur si të burgosur politik. Xhelozia që treguan ata dje, tregoi se Ervini ishte dikushi. Xhelozi dhe frikë bashkë. Berisha është mësuar që t’i vrasë figurat politike. Duke qenë Ervini, ka stof politik. Saliu tani, e konsideron partinë e tij dhe nuk pranon njerë që t’ia marrin partinë. Saiu nuk e donte Salianjin në parlament, i konvenoi Saliut vendimi i gjykatës që e çoi Salianjin në burg. Salianji ka potencial.”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!