Analisti Mentor Nazarko thotë se Ervin Salianji ishte viktimë e një narrative, që synonte të tregonte se ministrat e Brendshëm në qeverinë Rama, merrin me trafiqe narkotikësh.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se dhuna e opozitës në Parlament, vjen pasi vendi pret Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE dhe kërkon ta lërë në hijë këtë ngjarje kaq të rëndësishme.
“Politika mbështetet mbi narrativa, narrativa të cilat i ndërton, i konstrukton në varësi të objektivave të veta të momentit. Politika në përgjithësi, ndërton objektiva të tipit afatshkurtër, kalo këtë lumë pasataj ndërto narrativë të re. Edhe vetë zoti Salianji, është viktimë e një narrative, e cila synonte të tregonte që në vijimsi, ministrat e Brendshëm të qeverisë Rama janë të implikuar vetë apo posaçërisht në trafikun e drogës. Një akt i tillë, kaq i fortë në dukje, mendoj që duke përdorur këtë pretekst, fatin juridik të Salianjit, nuk është thjesht dhe vetëm për të mobilizuar opozitën, por edhe për të rezonuar me atë që janë ngjarjet e pritshme të Shqipërisë, posaçërisht, çelja e negociatave., Mendoj se kjo është pse është zgjedhur një akt i tillë, kaq i fortë, i paprecedent, ndërkombëtarizues”, theksoi ai./abcnews.al