Në Gjykatën e Apelit Tiranë pritet të shqyrtohet këtë të hënë, në orën 14:00 një prej çështjeve më të bujshme, që lidhet me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish -ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.
Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotmei ka dalë në mbrojtje deputetit Salianji.
Berisha: Edi Rama dhe grupi mafioz Xhafa duan t’i marrin atij mandatin. Ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në çdo nivel. Salianji si deputet në betejën e tij denoncoi Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane sepse ishte i dënuar me 7 vite burg, si drejtues i rrjetit të Bolonjës të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta. I kërkuar në Venezuelë sepse ky trafik ishte mes Venezuelës dhe Italisë. I mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij me pushtet, Fatmir Xhafa. Ky trafikant vazhdonte i qetë punën e tij të zezë nga porti i Vlorës, me mbrojtje totale të pushteti të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Berisha theksoi se gazetarët guximtarë faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafës, vazhdonte të ishte drejtues i trafiqeve nga porti i Vlorës.
Berisha: Ai vazhdonte të siguronte tonelata droge për treguan italian.
Në gjykimin e Berishës Salianji nuk ka bërë asgjë, veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritetet italiane të shukë kërkuarin Geron Xhafa, i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane. Ai ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa vazhdonte drejtimin dhe udhëheqjen e trafiqeve, përfundoi Berisha./Abcnews.al/