Salianji: Sot duhet të ishte arrestuar djali përdhunues i deputetit

schedule21:13 - 27 Shtator, 2018

schedule 21:13 - 27 Shtator, 2018

Një ditë pas publikimit të dëshmitarit Emiljano Nuhu nga Partia Demokratike për dhunimin e një vajze nga djali i deputetit Rrahman Rraja, deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi në studion e Mbrëmje në ABC News se sot duhet të ishte arrestuar Rexhep Rrahja dhe jo të kishte kallëzim penal ndaj gazetarit që kreu investigimin.

“Sot duhet të ishte arrestuar qytetari që kryen një vepër të rëndë penale. Ka dalë e dokumentuar sot dëshmia e vajzës që denonconte dhunën e djalit të përfaqësuesit të PS, i cili edhe ne facebook kishte kallashnikov e kanabis”.

Sipas tij kjo tregon që ka pasur një ndikim shtetëror për t’i dalë në mbrojtje një përdhunuesi.  “Ne ishim në dijeni ditën që u publika nga gazetari Çollaku dhe Basha ka mbajtur qëndrim”.

Ai akuzoi prokurorinë dhe Policinë se po përpiqen të jenë  varrmihës të çdo çështjeje të dalë në publik.

“Sot në vend që të arrestohej dhunuesi merren me ka apo nuk ka kallëzim”.

I pyetur nga gazetarja Milori nëse kjo çështje  po përdoret politikisht dhe nuk po i ofrohet mbrojtje  vajzës që është viktima në këtë rast, Salianji u shpreh se nëse nuk ndalohet ky model qeverisje ne nuk mund ta marrim në mbrojtje me kallashnikovë.

“Parashtrimi juaj qëndron ne nuk po merremi me Ballën apo deputetin, ne po merremi se këta janë shkaktarët që ajo vajzë nuk është mbrojtur. Nëse nuk ndalohet ky model qeverisjeje ne nuk mund ta marrim në mbrojtje me kallashnikovë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!