Ervin Salianji, politikan i njohur në vend, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai flet për ndeshjen e Shqipërisë me Turqinë, ndërkohë që nuk mungojnë edhe batutat e ndryshme. “Politika mundohet të marrë ndonjë gjë edhe nga sporti. Është mirë që mbështet, edhe në momente humbje”, thotë fillimisht Salianji.
“Nuk është se interferon politika, por i jep më shumë vëmendje publike. Edhe pse në fakt ka vëmendje kur luan kombëtarja, sidomos në ndeshje të tilla të rëndësishme . Edhe parlamenti është bërë komedi, nuk shohin më futboll. Kombëtarja duhet të ketë vëmendjen e duhur nga politika që të ketë sukses. Në çdo stadium janë krerët e shteteve për t’i mbështetur kombëtaret. Do ekzistojë kjo që do mundohen të përfitojnë nga suksesi i të tjerëve”.
“Do ishte e tepërt të themi që është e pamundur. Sulmi është më i rrezikshmi te Turqia, edhe trajneri i veçoi. Ata na mundën me veprime individuale. Kanë elementë individualë. Në lidhje me të ardhmen, është çështje tjetër pjesa e rinovimit. Për çështjen e kualifikimit është një ndeshje e rëndësishme”. /abcnews.al