Salianji: Policia e Shtetit është bërë një me grupet kriminale

schedule22:42 - 29 Janar, 2020

schedule 22:42 - 29 Janar, 2020

Dritan Zagani, ish-oficer i antidrogës, i cili ndodhet në Zvicër, ku ka kërkuar azil politik, në një intervistë për televizionin e njohur “RAI 3”, ka folur për trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa thotë se ka zbuluar “korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri”.

Të ftuar në “Byro Politike”, me Juli Xhokaxhi, gazetari Artan Hoxha, ish-deputeti i PD Ervin Salinaji, kanë diskutuar rreth kësaj çështje.

Salianji tha se edhe dokumentari “RAI 3” tregoi se ka hyrë një farë e re kanabisi, do të thotë që i ka rrugët e hapura ka mbështetje politike përderisa nuk preket. “Policia e Shtetit është bërë bashkë me grupet kriminale janë kthyer sërish në të njëjtin projekt, në Shqipëri nuk ka asnjë lloj kërkesë. Vetëm gazetaria e “ERTV” është gazetari”, u shpreh Salianji.

Hoxha: Duhet ta nxirrte “RAI 3” që PD dhe PS të dilnin në konferencë shtypi, te “RAI” ne e kemi çuar. Si ka mundësi që kur e nxjerrim ne nuk mbështetet nuk ka reagim. Janë të kompleksuar. Kush është ai idiot që mendon që do vijë një gazetar nga Londra ta gjejë dhe ne që jemi këtu nuk e gjejmë dot. Në çdo vit zgjedhor në Shqipëri është rritur kultivimi i kanabisit. Ai “Vettingu” që donin të bënin te policia, e shpartalloi policinë, ajo humbi kontrollin. Kultivimi i kanabisit është rritur.

Pyetje: Si ka mundësi që hyn në Shqipëri fara e re?

 Hoxha: Është shumë e imët, e marin nga jashtë sepse është kontrolluar. Në zonat e thella sidomos në 2019 kur bujqësia ishte e dobët situata politike, ishte shumë kollaj ta zbuloje. Nuk është problemi te fara por te vullneti, në 2017 thonim është stoku i Saimir Tahirit por në 2019 i kujt ishte. Pse autoritet italiane vitin e kaluar nuk e mbulaun territorin si e mbualuan në 2017″, tha më tej gazetari Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!