Salianji: Nuk ka marrëveshje për vaksinën Covid, Rama i ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit

schedule12:55 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 12:55 - 24 Dhjetor, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji këtë të enjte i ftuar në studion e ABC është shprehur se Shqipëria akoma nuk ka asnjë marrëveshje në lidhje me vaksinën anti Covid.

Salianji ka deklaruar se Rama shkoi në SHBA me lekët e taksave nga shqiptarët dhe e shiti si një udhëtim për të bërë marrëveshjen për marrjen e vaksinës, ndërkohë që akoma nuk kemi asnjë afat ndërsa në Serbi sot ka filluar aplikimi.

Gjithashtu ai është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje për marrjen e vaksinës me kompanitë e certifikuara dhe se Shqipëria dhe shqiptarë fatkeqësisht janë në mëshirë të fatit.

LEXO EDHE: Rama: Vaksina anti Covid në fillim të vitit, BE e padrejtë në ndarjen e saj për Ballkanin Perëndimor

Është një autoritat dhe ka përfunduar si ato lindorët, ne nuk kemi asnjë kontratë siç ka Serbia, për të cilën Rama me taksat e shqiptarëve shkoi në SHBA dhe bëri një foto dhe shopping pasi ashtu u shit shqiptarëve ndërsa Serbia dhe miku i tij Vuçiç ka siguruar vaksinën.

Ndërsa këshillatari i tij si plakat sulmonte, ne nuk na mungon vaksina por na mungon qeveria. Nëse nuk paguan nga taksat kompanitë që e kanë bërë vaksinën do e lësh në dorë të lypjes dhe në mëshirë të fatit shqiptarët”, ka thënë Salianji.

Ndërsa sa i përket pezullimit të punimeve për Aeroportin e Vlorës dhe për aksin Milot-Fier, Salianji ka deklaruar se nuk ka asnjë projekt konkret në lidhje me këtë përveçse në projekte 3D. /abcnews.al