Salianji dhe Peleshi ironi në Kuvend: Meqenëse m’u drejtove me emër Niko…ju shtetin e keni lakuriq

schedule18:57 - 14 Korrik, 2022

schedule 18:57 - 14 Korrik, 2022

Seanca plenare e ditës së sotme ka vijuar me debate mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.

Lexo edhe: Salianji kritikon qeverinë për zjarret ne jug: Shyqyr që u zgjuat dhe çuat dy avionë, Peleshi: Nuk ka asnjë rrezik për banesat

Salianji i ka vënë në dukje Peleshit se qeveria nuk ka bërë asgjë për të mbajtur nën kontroll zjarret që janë përhapur në vend, ndërsa Peleshi në përgjigjen e tij ka vënë në dukje arritjet e qeverisë në fushën e inovacionit.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi i është drejtuar Salianjit në emër, gjë që deputetit demokrat i ra mjaft në sy.

“Të thuash që ne nuk kemi çuar kallëzime se nuk besonim te drejtësia e vjetër, është të mos kesh bërë punën. Sot ata ekselentët në Korçë, meqenëse m’u drejtove me emër, Niko, duhet të aplikojnë direkt apo të kalojnë të Spiro? Ju e keni lakuriq shtetitn, e keni nxjerrë çdo të dhënë në shesh. Kur flasim për inovacion duhet të ketë ndëshkim dhe ligji të jetë i barabartë për të gjithë, të rinjtë duhet të besojnë që janë të barabartë që mos të marrin rrugët e Europës”, tha Salianji. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!